17.4 C
Pogradec
19.1 C
Korçë
19.3 C
Bilisht
18.4 C
Ersekë
18 C
Maliq
19.4 C
Liqenas
Thursday, September 11, 2025

Editorial/ Pogradeci pa opozitë! Me PD-në të kyçur në zyrë, po shitet Pogradeci…

- Advertisement -

Nga Armand Braho

Editorial/ Pogradeci pa opozitë, me PD-në të kyçur në zyrë

Në Pogradec, Partia Demokratike duket se ka zgjedhur të bëjë një opozitë të veçantë, të heshtë. Ndërsa komuniteti i Çërravës gumëzhin për fatin e tokave publike që duan t’i kthejnë në parcela për panele fotovoltaik dhe qytetarët presin reagime për një shqetësim që prek të ardhmen e gjithë zonës, PD-ja lokale është zhytur në një gjumë të thellë. Jo vetëm që nuk ka asnjë fjalë në faqen zyrtare, por aty ende mund të gjesh posterat e fushatës së kaluar, as të fshirë, as të harruar, si një kujtesë e gjallë e humbjes më të thellë që kjo parti ka regjistruar ndonjëherë në Pogradec.

Fushata duket që është i vetmi moment kur PD kujtohet për qytetarët. Pasi mbaron votimi dhe numërohen humbjet, gjithçka kthehet në heshtje. Një heshtje aq e plotë sa askush nuk guxon të çelë dyert e zyrave të degës, të cilat, me sa duket, shërbejnë vetëm si muze të nostalgjisë blu, jo si qendra opozitare.

Ironia është se në gjithë këtë qetësi, PD-së i mungon jo vetëm zëri, por edhe iniciativa. Nuk ka plane për ristrukturim, nuk ka nisma për t’u rikthyer si alternativë, nuk ka as minimumin e interesimit qytetar. Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak? Thuajse të padukshëm, përveç Albana Priftit në rradhët e bluve që ende mban mbi supe flamurin e PD-së duke kryer herë pas here reagime kundër projektvendimeve të cilat cënojnë qytetarët. Ndërkohë, opozitën reale në qytet e bëjnë individë të pavarur, një media e vetme e pakapur dhe këshilltari Arber Male, simbol i qëndresës dhe qytetarisë. Këshilltarë të tjerë “të djathtë” haptazi kanë ndryshuar palët e interesave duke u rreshtuar krahë pushtetit dhe dhunshëm mundohen të “mbysin” edhe ata pak zëra të cilët kryejnë oponencë në Këshillin Bashkiak.

Dhe si për t’i vënë kapakun ironisë, qytetarët ende kujtojnë faktin e hidhur të një ish-kandidati të shitur për 20 mijë euro në zgjedhjet e fundit parlamentare, ky një episod që ka mbetur si metaforë e qartë për mënyrën sesi një pjesë e opozitës i ka trajtuar votuesit e vet, “si mall për shitje”.

Në këtë Pogradec, ku pushteti vendor bën dhe ç’dojë pa një kundërshtar serioz, PD-ja ka zgjedhur të jetë “opozita e heshtjes”. Një opozitë që kujtohet për qytetarët vetëm kur vijnë zgjedhjet, e që hesht me kokën ulur kur shitet toka, mbyllen shërbime, rriten taksat dhe tarifat, apo zhduket dinjiteti qytetar. Ironikisht, ndoshta kjo është opozita më e rehatshme që një pushtet mund të ketë. Me plotë gojë opozita më e lirë e shitur ndonjëherë!

Faqja zyrtare e PD Pogradec – Postimi i fundit në 6 Qershor 2025

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit