Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht dy shtetas, pas kontrolleve të zhvilluara në kuadër të parandalimit të veprimtarive të paligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar, është proceduar shtetasi E. D., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorije, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si edhe 2 bileta sportive.
Ndërkohë, është proceduar edhe shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas. Ky i fundit, gjatë momentit që konstatoi shërbimet e Policisë, hodhi në tokë një armë sportive tip pistoletë, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. D., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorije, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit që administronte, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike që dyshohet se shërbenin për vendojen e basteve sportive si dhe 2 bileta sportive;
-K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pasi posedonte një armë sportive pistoletë, të cilën e ka hedhur në tokë kur ka konstatuar shërbimet e Policisë.

