14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Pogradeci nuk ja del dot as në transfertën e rradhës, mundet në Burrel!

Burreli – Pogradeci 1-0

Kanë pësuar një gol shumë shpejt pogradecarët në Burrel dhe pikërisht në minutën e 13-të e shohin veten në disavantazh, kur Rrapi ka shënuar një gol duke gjetur të gjithë të pambrojtur në kufijtë e mbrojtjes liqenore.

Më pas, liqenorët kanë mundësitë e veta, por nuk i shfrytëzojnë ashtu siç duhet Alidema, Ksmollari dhe Shkullaku, edhe pse rastet për ta kanë qenë të favorshme. Në pjesën e dytë, Burreli fiton edhe një penallti, por tregohet i pasaktë nga pika e bardhë, Feruku, në minutën e 84.

Gjithsesi, liqenorët, edhe pse luajnë shumë mirë, nuk arrijnë dot të marrin pikë në transfertë dhe kjo është pika e tyre më e dobët. Një humbje që i pozicionon liqenorët në vendin e gjashtë në renditje, me 27 pikë, por edhe vendi i pestë, Lushnja, ka po kaq pikë. Liqenorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ndeshjet në vazhdim për të mos rrezikuar këtë pozicion të parë dhe për të ngjitur më lart në ndeshjet e mbetura.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit