10.9 C
Pogradec
11.4 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.5 C
Ersekë
10.5 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Armand Agolli reagon ashpër për “tokat e Çërravës”! “Pogradeci në Shitje…”

- Advertisement -

Ashtu siç pritej, mbledhja e këshillit e sotme ishte vërtet një amulli mendimesh dhe një zhurmë që mundohej t’i jepte produktivitet dhe legjitimitet grabitjes me firmë e vulë të radhës nga ana e Bashkisë Pogradec!
Në fakt, nuk jam i çuditur nga zelli i mbrojtësve, këshilltarë dhe specialistë, për projektvendimin e porositur për miratim… se ku i dihet: “Një lugë çorbë të prishur po gëlltite, e vjell gjithë jetën, jo më garuzhde dhe tenxhere, ç’pasoja ka?”
Por si ish-specialist dhe qytetar i Pogradecit, si konsumator dhe njohës i zonës, kisha disa pyetje.

Çërrava dhe banorët e saj a janë pjesë e Bashkisë Pogradec?

Nëse po, a meritojnë banorët e asaj njësie të mbrohen dhe të trajtohen me dinjitet nga kryetari dhe këshilli i bashkisë Pogradec?

Nga ana e Shërbimit Pyjor Pogradec, ADZM Pogradec, Zyra e Bujqësisë apo evidenca të ndryshme nga INSTAT, për zonën e Çërravës “fshat”, a ka të evidentuara tufa, të imta ose gjedhë që mbarështohen nga fshatarët?

Veç taksës për sipërfaqe kullosore “sipërfaqe të caktuara të fondit kullosor”, nga ana e Bashkisë a ka ndonjë arkëtim të taksës për krerë në vit, të mbledhur dhe administruar?

Tradicionalisht, a është një sipërfaqe që kullotet kjo zonë dhe a është pjesë e fondit kullosor të menaxhuar nga Shërbimi Pyjor?

Nëse është pjesë e fondit kullosor, a është nxjerrë në ankandin e përvitshëm për dhënie me kontrata 1–3 vjet për kullotje kjo sipërfaqe? Nëse jo, e kujt është përgjegjësia?

A është zaptues dikush që është i lindur brez pas brezi dhe përdor tokën sipas traditës dhe ligjit, apo dikush me kravatë e kollare, i okllaisur si ligjbërës, që me një të ngritur kartoni shpall “zaptues” pronarin dhe pronar atë botin që patjetër për këshillin dhe kryetarin duhet të ketë emër e mbiemër?

Pse kjo arrogancë dhe përçmim për ata banorë? Pse gjithë ky nxitim?

Këto dhe shumë pyetje të tjera mund t’i shtrohen kryetarit dhe këshillit. Unë shpresoj shumë që ky këshill dhe kjo administratë të mos bëhen palë e vendimeve që justifikojnë çdo ditë zbrazjen e Shqipërisë!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit