6 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.8 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

(E Fundit) Pogradec/ Dy turistë holandezë kërkojnë ndihmën e policisë kufitare, shpëtohen me jet ski në liqen

- Advertisement -

Pak minuta më parë, në zonën turistike të Tushemishtit, dy turistë holandezë, babë e bijë, kanë kërkuar ndihmën e policisë kufitare pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin hasur vështirësi në lëvizje. Në momentin që kanë bërë me shenjë, patrulla e policisë kufitare ka ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë në breg të sigurt me mjetin jet ski.

Fatmirësisht, të dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.

Policia kufitare e Pogradecit vijon çdo ditë patrullimin përgjatë gjithë vijës liqenore, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e çdo ngjarjeje që mund të ndodhë në ujërat e liqenit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit