6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

40.070 shqiptarë aplikuan për azil 4 vitet e fundit, qeveria e lufton fenomenin me indiferencë.

- Advertisement -

Nga Qëndresa Qytetar:

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e BE vijojnë të jetë një fenomen shqetësues, çka bën që çdo vit nga Shqipëria të largohen me mijëra qytetarë, në pamundësi për të ndërtuar jetën në vendin e tyre.

Shifrat nuk janë ato të viteve 2015-2020, kur shqiptarët renditeshin të dytët pas sirianëve si azilkërkues, por shifrat dëshmojnë që azili vijon të jetë një trend.

Nga viti 2020 deri në vitin 2024 janë 40.070 shtetas shqiptar që sipas EUROSTAT kanë aplikuar për azil në vendet e BE, ku numri më i madh i azilkërkuesve ka zgjedhur Francën, më pas Italinë Gjermaninë dhe në fund Greqinë.

Një fenomen shqetësues vijon të jetë braktisja e fëmijëve të mitur në këto vende me shpresën e marrjes së azilit, teksa përballë këtij realiteti instancat shtetërore kanë zgjedhur heshtjen.

Ndër arsyet kryesore që detyrojnë shqiptarët të kërkojnë azil janë varfëri, pagat e ulëta, mungesa e një sistemi shëndetësor dinjitoz dhe një arsimi cilësor. Harta e azilkërkuesve nga Shqipëria është e larmishme, por dominojnë qytetarët nga zonat verilindore juglindore dhe banorët e periferive të metropoleve.

https://www.facebook.com/qendreseqytetare/posts/pfbid02RqKb9GdCkHBaq42WvHLRHgXWeCKQhbiHeYJH6k5wTocdYYcQSsqPsydGKSGBeY7Xl

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit