Dy konfliktet që ndodhën njëra pas tjetrës në Pogradec janë të ndërlidhura me një incident të nisur gjatë procesit të votimit dhe më pas kanë degraduar në dhunë fizike.
Konflikti i parë – Brenda qendrës së votimit:
Sipas dëshmisë së Enton Gegës, i cili ishte komisioner, konflikti nisi kur një person i identifikuar si Luan Tollozhina e akuzoi se kishte ngacmuar vajzën e tij.Tollozhina i cili më pas e goditi Gegën në vesh dhe e shau, dyshohet se u revoltuar gjatë një momenti kur po votohej një person me aftësi ndryshe. Entoni sqaron se ka ndjekur rregullat e trajnimit për të lejuar këta persona të votojnë dhe se konflikti nisi pa shkak të justifikuar. Ai deklaron se këtë sjellje agresive i njëjti person e përsërit në çdo proces zgjedhor. Ngjarja u raportua në polici nga vetë Enton Gega.
——Konflikti i dytë – Jashtë qendrës së votimit:
Pas incidentit të parë, situata u përshkallëzua edhe jashtë. Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, tregon se u përballën me një pritë nga 4-5 persona. Djali i tyre, i cili është i operuar dhe me këmbë të thyer, u godit me arka. Ajo u përpoq të mbronte djalin dhe u dhunua fizikisht.

