23.8 C
Pogradec
24.3 C
Korçë
24 C
Bilisht
23.1 C
Ersekë
23.3 C
Maliq
24.7 C
Liqenas
Friday, July 18, 2025

Një tjetër largim nga KF Pogradeci, Kevi Berberi mbyll kapitullin me ekipin e vendlindjes

- Advertisement -

Një tjetër emër i njohur në futbollin pogradecar ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin me skuadrën blu e bardhë. Kevi Berberi, një nga lojtarët që ka mbajtur veshur fanellën e KF Pogradecit me përkushtim, ka njoftuar zyrtarisht largimin nga klubi.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku mes tjerash, Berberi shpreh mirënjohjen për bashkëlojtarët, trajnerin Ardian Mema dhe mbi të gjitha, tifozët pogradecarë që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.

“Nga sot nuk jam më pjesë e Pogradecit. Dua të falënderoj gjithë çunat, trajnerin Mema për besimin dhe në veçanti tifozët pogradecarë për mbështetjen,” – shkruan mes të tjerash Berberi, duke shoqëruar mesazhin me një foto në fushën stërvitore, përkrah trajnerit.

Reagimi i tij ka ngjallur menjëherë komente dhe reagime në rrjet, ku shumë dashamirës dhe tifozë të ekipit kanë shprehur keqardhje për largimin dhe njëkohësisht kanë uruar suksese në rrugëtimin e ardhshëm sportiv.

Ky është një tjetër episod që tregon sfidat dhe ndryshimet që po kalon ekipi i Pogradecit në këtë periudhë, ndërsa drejtuesit pritet të bëjnë lëvizje të reja për sezonin e ardhshëm.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit