4.3 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
2.9 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Korçë/ Procedohen penalisht dy shtetas, njëri për aksident rrugor dhe tjetri për kontrabandë ushqimesh

- Advertisement -

Policia e Korçës ka bërë me dije se dy shtetas janë proceduar penalisht për shkelje të ndryshme ligjore, njëri në fushën e qarkullimit rrugor dhe tjetri në fushën ekonomike.

Sipas njoftimit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi në lagjen nr. 3 të qytetit automjeti që drejtonte u përplas me automjetin e shtetasit M. Z., 44 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari u dëmtua lehtë.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë proceduar penalisht shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit në marketin që administronte, u gjetën dhe u sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara si të kontrabanduara.

Postimi i plotë i Policisë së Korçës:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi në lagjen nr. 3, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Z., 44 vjeç. Si pasojë e përplasjes u dëmtua lehtë 44-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në marketin që administronte, u gjetën dhe u sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit