11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Pogradec/ Nga Ballkani e deri nga Azia, piktorë të ndryshëm bëhen bashkë në Pogradec…

- Advertisement -

Për të 16-in vit radhazi, Kolonia Ndërkombëtare e Artit u mbajt në Pogradec, duke bashkuar piktorë nga Ballkani, Europa dhe Azia e largët. Për një javë, artistët pjesëmarrës krijuan veprat e tyre të frymëzuara nga natyra dhe peizazhet e qytetit liqenor.

Kuratori dhe organizatori i kolonisë, Saimir Ahmeti, u shpreh se ky aktivitet tashmë është kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore, që i jep Pogradecit një dimension të veçantë artistik.

Një nga pjesëmarrëset, piktorja Sabine Livia nga Letonia, e cila për herë të parë vizitoi Shqipërinë, e përshkroi përvojën si unike: “Më ka pëlqyer shumë bukuria natyrore, ngrohtësia e njerëzve dhe mundësia për të punuar në një hapësirë të përbashkët me artistë nga vende të ndryshme. Kjo përvojë më dha ide dhe teknika të reja, por mbi të gjitha krijoi miqësi që më emocionuan.”

Entuziazëm të ngjashëm shprehu edhe piktori çek, Roman Kharevsky, i cili e cilësoi Pogradecin një qytet të mrekullueshëm dhe koloninë një përvojë frymëzuese: “Të punosh çdo ditë me artistë nga vende të ndryshme është një burim i madh frymëzimi. Ky është një event i veçantë, dhe unë jam i lumtur që isha pjesë e tij.”

Nga Azia e largët, piktorja koreane Yeonsun Kim solli një risi përmes krijimeve të saj mbi pllaka alumini, ku skaliti flutura me teknikën e gdhendjes dhe ngjyrosjes metalike. “Flutura simbolizon gëzimin, shpresën dhe kalimin përtej botës së dukshme. Përdorimi i metaleve dhe dritës i jep veprave një shkëlqim magjik dhe të veçantë,” u shpreh ajo.

Kolonia Ndërkombëtare e Artit Figurativ është një nga aktivitetet më të rëndësishme të pikturës në vend dhe Pogradeci prej vitesh ka qenë një nga ndalesat kryesore të saj. Ekspozita me 35 punime të realizuara gjatë kësaj jave do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në Galerinë e Qytetit, duke sjellë pranë publikut krijimet më të reja të artistëve ndërkombëtarë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit