15 C
Pogradec
15.8 C
Korçë
15.2 C
Bilisht
14.7 C
Ersekë
15.1 C
Maliq
16 C
Liqenas
Thursday, September 11, 2025

Pogradec/ Rruga e re merr në “qafë” dy shtetas! U kapën me lëndë drusore…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndës drusore. Tre persona janë proceduar penalisht pasi u kapën në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës”, duke transportuar me furgona sasi të konsiderueshme drush.

Në pranga nuk ka persona, por ndaj shtetasve A. Xh., 39 vjeç dhe A. L., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Vërdovë, si edhe D. M., 60 vjeç, banues në Pogradec, ka nisur procedimi penal. Sipas Policisë, secili prej tyre transportonte nga 20 metra kub lëndë drusore, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

Deklarata e Policisë së Korçës:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Xh., 39 vjeç, A. L., 34 vjeç, banues në Vërdovë, dhe D. M., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kapën në aksin rrugor ‘Qafë Plloçë-Qukës’, duke transportuar me furgona, secili nga 20 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit