23.4 C
Pogradec
23.4 C
Korçë
22.9 C
Bilisht
23.9 C
Ersekë
23 C
Maliq
23.7 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Pogradec/ Inagurohet shkolla e rikonstruktuar e Gështenjasit. Në Pogradec e pa përfillshme ulja e numrit të nxënësve…

- Advertisement -

Edhe në qytetin e Pogradecit ka nisur viti i ri shkollor, ndërsa në fshatin Gështenjas nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kajo Karafili” do të zhvillojnë mësimin në ambiente të reja, të rikonstruktuara rishtazi.

Më të emocionuar ishin fëmijët e klasës së parë, të cilët hodhën hapat e parë në bankat e shkollës. Në inaugurim morën pjesë kryebashkiaku Ilir Xhakolli, drejtori i ZVA Pogradec Sotiraq Mangëri, kryetarja e këshillit Bashkiak Manjola Kamolli, si dhe deputeti i zonës, Bledi Çomo.

Në këtë shkollë u përua gjithashtu edhe projekti “Smart Lab”, me kompjutera dhe pajisje inteligjente që u japin nxënësve mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e shkencave kompjuterike.

Në të gjithë rrethin e Pogradecit, këtë vit shkollor janë ulur për herë të parë në banka 415 nxënës të klasës së parë, ose 7 më pak se një vit më parë.

Ndërkohë, në shkollat e qytetit është rritur niveli i sigurisë, me shtimin e punonjësve të policisë dhe patrullave pranë institucioneve arsimore. Procesi mësimor i ditës së parë ka nisur i qetë dhe pa problematika.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit