17.4 C
Pogradec
19.1 C
Korçë
19.3 C
Bilisht
18.4 C
Ersekë
18 C
Maliq
19.4 C
Liqenas
Thursday, September 11, 2025

Ilir Xhakolli: “Qukës–Qafë Plloçë, rruga e re që i jep jetë Mokrës”

- Advertisement -

Pogradec – Inaugurimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë shënon një kthesë historike për krahinën e Mokrës, duke i dhënë fund izolimit të gjatë dhe duke e lidhur më fort me qarkun e Korçës dhe gjithë vendin. Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, e cilësoi këtë investim si një “arterie të re” që hap rrugën për zhvillim, turizëm dhe më shumë gjallëri në zonë.

“Sot u bë një hap i madh për zhvillimin e krahinës së Mokrës dhe gjithë juglindjes. Inagurimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku. Kjo rrugë e cila është një vepër strategjike dhe që sjell më afër Tiranën me juglindjen, shkurton ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit. Ky investim i shumëpritur hap një mundësi të re për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lëvizjen e banorëve të Mokrës e më gjerë. Një rrugë që lidh njerëzit, rrit shpresën dhe sjell më shumë gjallëri në zonën tonë.” u shpreh Xhakolli gjatë ceremonisë së inagurimit.

Për dekada, Mokra ka vuajtur nga izolimi dhe infrastruktura e amortizuar që kufizonte mundësitë e zhvillimit. Sot, me përfundimin e kësaj rruge, hapet një kapitull i ri që pritet të nxjerrë në pah potencialin e turizmit malor, bujqësisë dhe iniciativave të reja ekonomike.

Rruga e re pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën drejt Tiranës dhe të gjenerojë impakt pozitiv jo vetëm për Mokrën, por për gjithë juglindjen.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit