Për situatën e parkimeve në qytetin Pogradecit, redaksisë tonë i është drejtuar një qytetar, i cili ka ndarë shqetësimin e tij lidhur me abuzimet që ndodhin me hapësirat publike të parkimit:
“Dua të bëj një ankesë lidhur me situatën e parkimeve në Pogradec. Prej kohësh, hapësirat publike të parkimit po zihen nga persona me mbështetje politike. Edhe vetë kam pasur një debat të drejtpërdrejtë për një rast të tillë.
Bëhet fjalë për shtetasin N. T., administrator i një firme që disa herë është përmendur për skandale me tendera dhe zyrtar në Bashki! Makina e bardhë dhe e kuqe janë në pronësinë e tij, ndërsa ai zë njëkohësisht hapësirën e parkimit për tre automjete të tjera.
Në Pogradec, bashkia nuk po funksionon si duhet dhe shpesh mbyll sytë para rasteve të tilla abuzimi.”