“Qendra Rinore” e Raqkë Kryetarit – për kë është?
Nga: Eduart Bardhushi
Në Korçë na u hap “Qendra Rinore”, me duartrokitjet e patronazhistëve e me fjalime të mëdha.
Ore mjeshtër i bashkisë, problemi është se na mungon lënda e parë për këtë qendër: RINIAAAA!!!!
Rinia s’është më këtu, kanë marrë rrugët e Europës, Greqisë, Gjermanisë, Italisë, e tjetër me kohë…
Me kë do mbushet kjo qendër, o Raqkë?
Me fotografi të rinisë që ikën me valixhe në dorë? Apo me konkurs selfie nga patronazhistët tënd?
Kjo është e vërteta, Korça ka “Qendrën Rinore” por s’ka më rininë dhe këtë nuk e mbulon dot as inaugurimi juaj me kuç e me maç, vetëm e vetëm për tu dukur!