Në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë,ka çelur siparin e edicionit të 12-të,Festivalit Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest”, një aktivitet i rëndësishëm kulturor që për 7 netë me radhë do të sjellë në skenë disa prej shfaqjeve më të bukura të zhanrit të komedisë.
Edicioni i këtij viti u hap me komedinë britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, me regji të Rovena Lule dhe me interpretimet e aktoreve të mirënjohura Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra.
Shfaqja sjell një mesazh të fortë mbi rëndësinë e miqësisë dhe vlerën e marrëdhënieve njerëzore.
Festivali nuk është vetëm një aktivitet artistik, por një urë bashkimi mes artistëve dhe publikut, mes qytetit dhe brezave që e duan artin.
“KoKo Fest” do të vlerësojë shfaqjet pjesëmarrëse përmes një jurie prestigjoze, ku bëjnë pjesë artistë të mirnjohur.
Ky edicion do të sjellë për publikun artdashës trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia, duke ofruar një program të pasur komedish dhe emocione të forta artistike.