Dita e Demokracisë, pa demokraci!
Dita e Demokracisë na gjen më keq se kurrë në këto 35 vite post-totalitarizëm.
Zgjedhjet u tjetërsuan nga pushteti, por demokracitë perëndimore deri tani kanë heshtur ose thuajse heshtur.
Lidershipi i partive opozitare në Shqipëri në dyert e drejtësisë së kapur nga pushteti.
Një autokrat shqiptar kritikon dhe shpotit europianët sepse nuk e pranojnë vendin e tij në BE, ndërsa integrimi në duart e tij ngjan si pëlhura e Penelopës.
Liria e medias varet nga paratë e atyre që të vërtetën e duan sipas shijeve të tyre.
Për qytetarët ka aq pak drejtësi, sa gjëja e parë që mendojnë është vetëgjyqësia.
Ekonomia kafshohet përditë nga konkurrenca e pandershme, monopolet dhe korrupsioni.
Institucionet të brishta, të lodhura dhe të komanduara nga një dorë.
Dita e Demokracisë agoi sërish në vendin që nuk duket aspak demokratik, por peng i një pakice që firmos, vulos dhe vendos vetëm për interesat e xhepave të tyre.
Dita e Demokracisë, sa keq! Dita e Demokracisë nën autokraci!