Banorët e Pogradecit do të përballen me një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në orët e para të mëngjesit të së martës. Shkak janë punimet që po kryhen në Zbarrat 110 kV të Nënstacionit Pogradec, të cilat kërkojnë ndërhyrje teknike në rrjet.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë tre orë, nga ora 01:00 deri në orën 04:00 të datës 16 shtator 2025. Prek të gjithë qytetin e Pogradecit dhe njësinë administrative Buçimas.
Autoritetet u kërkojnë qytetarëve mirëkuptim, duke theksuar se punimet janë të domosdoshme për garantimin e një furnizimi më të sigurt me energji elektrike në vijim.
📌 Njoftim për konsumatorët Pogradec
Në kuadër të punimeve të Zbarrave 110 kV në Nënstacionin Pogradec, në datën 16 shtator 2025 nga ora 01:00 deri në orën 04:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në shume zona të rrethit Pogradec : Qyteti Total Njesia Bucimas Total.
📍

