LE TË BJERË BORË!
Le të bjerë borë, ndoshta na fsheh mëkatet, na mbush hidrocentralet, na mbulon plerat.
Le të bjerë borë, disa rrugë mund të bllokohen, do të merremi së paku me to dhe jo me Kryeministrin e broçkullat e tij.
Le të bjerë borë, mbase do të kemi më shumë ujë në burimet tona, toka do të zhuritet më pak, të mbjellat do të jenë më të mira.
Le të bjerë borë, disa do të dalin në foto me bardhësinë e saj dhe do të harrojnë peizazhin gri ku jetojnë.
Le të bjerë borë, se do të mblidhemi aty ku është ngrohtë dhe të flasim me njëri-tjetrin e mbase përdorim më pak telefonin.
Le të bjerë borë, ndoshta kuptojmë se jeta është e shkurtër për të menduar vetëm për paratë, mbase shijojmë një gotë verë dhe miqësinë.
Le të bjerë borë, mbase na ndihmon të gjejmë pak prehje nga zhurma, mbase fadromat që prishin punojnë më pak për të prishur dhe më shumë për të hapur rrugë.
Le të bjerë borë, fundja nuk e kemi ne në dorë, e ka zoti, ato që kishim ne nuk i kemi bërë aspak si duhet.
Le të bjerë borë, taksidarët e inspektorët do të kenë më pak kohë për t’iu sulur biznesit që edhe ashtu po vuan.
Le të bjerë borë, ndoshta avionët dhe makinat ikin më pak, ikin më pak shqiptarë shpresëvrarë.
Le të bjerë borë, fundja ka kohën!
(ripostim – Gentian Çala)