Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e aktiviteteve për vitin 2024 dhe vendet se ku do të zhvillohet ky kampionat botëror i motorave të ujit. Mes shumë shteteve si: Indonezia, Vietnami, Itali, Kinë renditet edhe Shqipëria. Kampionat i cili do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit në datat 5-7 Korrik 2024 në dy gara.
Megjithatë sipas të dhënave aktivitetet artistike e sportive dhe gjithçka tjetër që ka në vetvete ky kampionat do të nisin prej datës 2 Korrik.
Sipas përfaqësuesëve të F1, do të ketë mjaft aktivitete që do të zhvillohen në Pogradec, shfaqje sportive, artistike, shfaqje me drone deri edhe tek mënyra se si do të ndriçohen rrugët e qytetit dhe godinat.
Së shpejti pritet të nisë puna edhe për bazën materiale e logjistike deri tek vendet e posaçme që do të krijohen për spektatorët.
Pritet që aktivuteti të përcillet nga rreth 40 media ndërkombëtare.
Ndërkohë më herët përfaqësues të F1 në Shqipëri dhe kryebashkiaku Ilir Xhakolli ishin në kampionatin e mbajtur në Dubai, ku dakordësuan edhe një sërë pikash rreth kampionati.
F1 H2O Sharjah UAE “Road to Sharjah”
Më datën 08-10 Dhjetor 2023
Delegacioni Shqiptar, kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Pogradec Z.Ilir Xhakolli dhe grupi organizator i F1H2O World championship Pogradec, Albania dhe Aquabike World Championship GP Pogradec, Albania që do të zhvillohet në datat 02-07 Korrik të vitit 2024 në qytetin e Pogradecit, ishin prezent në eventin Final të F1 H2O 2023, F1 H2O Sharjah UAE 2023 “Road to Sharjah”.
Përgjatë këtyre ditëve përtej takimeve me delegacione të ndryshme prezente dhe ku u shkëmbyen dhe ftesa për të qënë prezent në Finalen e Shqipërisë, janë zhvilluar inspektime logjistike dhe bisedime mbështetëse mbi finalen e F1H2O në qytetin e Pogradecit ku janë dakortësuar dhe detaje mbi zhvillimin e eventit. Një event i rrallë promovues dhe tërheqës ku do të ketë mbështetje masive jo vetëm sportive për realizimin e tij por për ta kthyer në një festival madhështorë në të gjitha drejtimet janë menduar dhe aktivitete të ndryshme mbështetëse.
Në përfundim të takimeve dhe eventit delegacioni Shqiptar arriti jo vetëm të shpalljen zyrtare të Kampionatit në Shqipëri por dhe bashkepunime më të thella për realizimin e Kampionatit të UIM F1H2O WORLD CHAMPIONSHIP GRAND PRIX ALBANIA