13.6 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.2 C
Bilisht
12.5 C
Ersekë
12.8 C
Maliq
14.1 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Dokumentari premierë “Vakëfet e Korçës” u shfaq në Universitetin “Fan S. Noli”, të ftuar pedagogë, studentë, studiues e përfaqësues të pushtetit vendor

- Advertisement -

Dokumentari premierë “Vakëfet e Korçës” u shfaq në Universitetin “Fan S. Noli” në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ku të ftuar ishin pedagogë e studentë, studiues e përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve e të ftuar të tjerë.

Shfaqja e këtij dokumentari premierë erdhi si një bashkëpunim midis departamentit të Histori-Gjeografisë, UNIKO dhe autorëve të tij, studiuesit Petrit Zeneli dhe gazetares Erjona Pambuku, nën fokusin e kamerës dhe videos nga Pirro Gjata.

Ky dokumentar, përmes fakteve, dokumenteve dhe rrëfimeve të shumë studiuesve, sjell për publikun fizionominë e një krahine, e cila, megjithëse pak e njohur, është unike jo vetëm për juglindjen e Shqipërisë, por për të gjithë rajonin.

Sipas autorëve, për realizimin e këtij dokumentari janë dashur gati tre vjet pune kërkimore dhe studimore, si dhe një punë e madhe në terren.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit