26.7 C
Pogradec
26.6 C
Korçë
25.5 C
Bilisht
26.1 C
Ersekë
26.4 C
Maliq
26.6 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Mbahet në Pogradec premiera e filmit dokumentar “Femn’Art” me regji të Ilir Shytës

- Advertisement -

Mbahet në Pogradec premiera e filmit dokumentar “Femn’Art” me regji të Ilir Shytës

Në natën e katërt të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec u shfaq në premierë dokumentari i shkurtër “Femn’Art”, me regji të Ilir Shytës. Filmi sjell historinë frymëzuese të tri grave artiste nga Pogradeci, të cilat, duke u nisur nga një qytet i vogël, arritën të bëhen pjesë e skenës dhe artit kombëtar.

Përmes dëshmive personale, dokumentari evidenton sfidat, pengesat dhe sakrificat që hasin gratë artiste për të ndërtuar një karrierë të suksesshme, duke dëshmuar se talenti dhe këmbëngulja mund të kapërcejnë kufijtë e një qyteti të vogël.

Nënkryetarja e Bashkisë Pogradec, Entela Gusho, vlerësoi dokumentarin si një kontribut të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë artistike të qytetit dhe të figurave që kanë përfaqësuar denjësisht Pogradecin në artin shqiptar.

Dokumentari “Femn’Art” sjell rrëfimet e aktores Marjeta Ljarja, këngëtares Roza Dhame dhe aktores Dasara Xhangolli, tre emra që përfaqësojnë tre breza të ndryshëm të skenës shqiptare. Përmes historive të tyre, filmi përcjell një mesazh mbi forcën, pasionin dhe kontributin e gruas në art, duke e kthyer këtë premierë në një nga momentet më të veçanta të edicionit të sivjetshëm të festivalit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit