Maliq, banorët e Qesaratës së Sipërme kërkojnë sistemimin e rrugëve dhe investime në infrastrukturë

- Advertisement -

Banorët e lagjes Qesaratës së Sipërme në qytetin e Maliqit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për përmirësimin e infrastrukturës, duke ngritur shqetësimin për kushtet e vështira me të cilat përballen çdo ditë.

Sipas tyre, sistemimi i rrugëve është një nga nevojat kryesore të lagjes. Banorët kërkojnë që investimet në këtë zonë të marrin vëmendjen e Bashkisë së Maliqit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Apeli i tyre është për ndërhyrje konkrete, që t’u japin zgjidhje problematikave të infrastrukturës në lagje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit