1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Korçë/ Zbardhet dinamika! Ja si tentoi 65-vjeçari ti vinte flakën Dializës…

- Advertisement -

Sipas informacioneve nga grupi hetimor shtetasi Kujtim Mero është shoqëruar disa herë në komisariat, pasi dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe shpeshherë konfliktohet me mjekët dhe infermierët e repartit të hemodializës. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se fillimisht ai ka nisur t’u bërtasë mjekëve dhe më pas ka nxjerrë një shishe benzine në formë kërcënimi. Pas kësaj, stafi i repartit ka njoftuar sallën operative.

Në momentin që patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje, ai ka nxjerrë sërish shishen e benzinës dhe ka kërcënuar se do t’i vinte zjarrin vetes dhe ambientit përreth. Menjëherë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit të Korçës.

Theksojmë se ky nuk është rasti i parë ku ky pacient krijon konflikte me bluzat e bardha në Korçë. Burime nga qendra e hemodializës bëjnë të ditur se Kujtim Mero nuk ka pranuar të ulet në një tjetër vend për të kryer procesin e dializës, pasi pajisja që ai përdorte ishte dëmtuar dhe mjekët vlerësuan të nevojshme që t’i ndryshohej vendi. Megjithatë, ai nuk ka pranuar, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Gjithashtu, mësohet se prej afro një jave ai kishte refuzuar të kryente dializën për këtë arsye dhe konfliktohej me stafin mjekësor. Deri ditën e sotme, kur ka shkuar i përgatitur me një shishe benzine, duke krijuar sërish tension dhe shqetësim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit