3.8 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
2.4 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Friday, March 13, 2026

Skënderbeu bën edhe goditjen e tretë në merkato, sulmuesi 28-vjeçar nga Bjellorusia pritet të firmosë me korçarët

- Advertisement -

Skënderbeu bën edhe goditjen e tretë në merkaton e dimrit. Kur pritej që korçarët të afronin dy mbrojtës, të kërkuar me ngulm nga trajneri Ernest Gjoka, vjen një sulmues.

Klubi bardhekuq, sipas burimeve të “Panorama Sport”, ka arritur akordin me bjellorusin Vsevolod Sadovski.

Drejtuesit e klubit duket se kanë punuar për të gjetur lojtarin që do të zëvendësojë Ermir Rashicën në sulmin e Skënderbeut, edhe pse bjellorusi nuk ka karakteristika të njëjta me kosovarin që pas disa javësh do të shkojë në Ukrainë, ku ka firmosur me Metalist Kharkiv.

Sadovski është 28 vjeç dhe do të luante për herë të parë në Shqipëri.

Karrierën e ka të lidhur me disa ekipe në kampionatin bjellorus, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Ordabasit në Kazakistan. Me fanellën e këtij ekipi ai ka shënuar 5 gola.

Pritet zyrtarizmi i këtij futbollisti te Skënderbeu, pasi palët kanë pasur bisedime të avancuara dhe kanë një akord paraprak.

Bjellorusi ka kërkuar vetëm pak kohë para se të kthejë përgjigjen përfundimtare, por sipas burimeve të gazetës pritet që marrëveshja të konkretizohet këto ditë.

Vsevolod Sadovski luan si qendërsulmues, ndërkohë që interesantë janë parametrat e tij fizikë. Bëhet fjalë për një sulmues gjigant, 1.95 metra të gjatë.

Korçarët kanë edhe një tjetër sulmues shtatlartë në skuadër, Çarls Bismark, ndaj dhe mbetet të shihet se çfarë zgjedhjesh do të bëjë trajneri Ernest Gjoka me ardhjen e bjellorusit, gjithmonë nëse ai do të firmosë deri në mbylljen e merkatos së dimrit.

MERKATO – Gjatë dy ditëve të fundit të merkatos së dimrit klubi korçar pritet të afrojë edhe dy lojtarë të tjerë.

Burime të gazetës bëjnë me dije se ka bisedime të avancuara me këta futbollistë, që mund të bashkohen me ekipin e Gjokës shumë shpejt. Konkretisht, bisedimet po vazhdojnë me një mbrojtës dhe një mesfushor, të cilët te Skënderbeu i duan patjetër për të shtuar cilësinë dhe eksperiencën.

Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë trajneri Gjoka do të ketë në dispozicion një Skënderbe më konkurrues për pjesën e mbetur të sezonit dhe që mund të jetë në gjendje të realizojë objektivin e qëndrimit në Superiore.

Korçarët mbajnë vendin e fundit aktualisht, me 19 pikë pas 22 javësh. Pas fitores me Teutën, ata synojnë që të marrin rezultat pozitiv edhe këtë fundjavë kundër Dinamos./panorama.sport

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit