Burimi: Balkan Web
Nga MIRON ÇAKO
Bullizmi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues, jo vetëm për fëmijët, por dhe për prindërit për komunitetin, sepse fëmijët që preken nga bullizmi, janë reflektimi i të sotmes dhe përcaktues i të nesërmës në shoqëri.
Bullying është një term psikologjik i kohëve të sotme që i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që ju bëhet fëmijëve adoleshentëve të pambrojtur të vetmuar, nga një individ ose grup individësh të tjerë edhe këta njësoj moshatar ose më të mëdhenj të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, abuzojnë me bashkënxënësit si ata nëpër shkolla .
Këta individ ose grup agresiv kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke gjetur shkak dhe shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, orjentimin seksual, përkatësitë racore dhe kombësinë ose dhe përkatësinë fetare. Kështu bullizmi shfaqet me karaktere të ndryshme dhe me forma të ndryshme si psh. kemi: bullizmi fizik,dmth abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme të jashtme;bullizmin verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve; bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë,ose në festa që organizon klasa,apo nxënës; bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale; bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht; bullizmi racial nëpërmjet fyersjes dhe dhunë, apo edhe bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.
Sipas përkufizimit të studiuest australian Ken Rigby “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, një dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon një disbalacë në forcë midis personave një persëritje në mënyrë (tipike) një përdorim i padrejtë i forcës një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërus ndaj viktimës”.
Bullizmi zakonish kryhet në një përqindje me të madhe nga djemtë që duan të bëjnë të fortin ose të parin në shkolla, por po shikohet një rritje e përqindjes dhe nga vajzat të cilat dëshirojnë kundër dhe natyrë femërore, të sillen si djemtë ,të shajnë, të dhunojnë ,të poshtërojnë viktimat e tyre .
Të gjithë fëmijët adoleshentë edhe të rinj që janë viktimat e bullizmit mbas një trysnije të përsëritur psikologjike dhe fizike shfaqin simptoma anormale të shoqëruara me ndjenja frike dhe ankthi për pasigurinë e tyre në ambjentet e shkollës. Kjo gjë ju krijon atyre trishtim mbyllje në vetvete, qëndrim në shtëpi të izoluar, mos vajtje në shkollë, rënje nga mësimet etj. Gjithë kjo gjëndje shpirtërore anormale shfaqet dhe me simptoma të tjera të jashtme si anoreksi, dhimbje koke, dhimbje stomaku, të vjella, përgjumje ose gjumë të trazuar etj.Nëqoftëse kjo gjëndje nuk menaxhohet mirë nga personi i viktimizuar, ndihmuar nga shkolla prindërit, shoqëria, atëhere gjëndja përkeqësohet kalon në dëshpërim, kthehet në depresion dhë lë pasoja gjatë jetës dhe mund të marë trajta të ndryshme sëmundjesh psikologjike dhe fizike dhe mbi të gjitha këtyre siptomave, personi i bullizuar tenton vetëvrasjen. Sipas mjekëve psikiatër bullizmi e shton 6 derri në 9 herë idetë për suicid (vetëvrasje), ose nëqoftëse rrethjanat do të vinë në favorin e viktimës ai mund të kthehet në një hakmarës duke u bërë nga i viktimizuar në viktimizues.
Personat ose grupe që kryejnë bullizëm zakonisht janë pasqyrim i familjeve që kanë konflikte brënda tyre, ose janë tolerant ndaj dhunës duke i yshtur fëmijët e tyre të bëjnë të fortin nëpër shkolla. Disa të tjerë që kanë personalitet të cunguar për shkak të paaftësive intelektuale, dhunojnë për të bërë liderin dhe kontrollin me anë të force verbale apo fizike në shoqërinë ku janë. Të tjerë kanë problem dhe deformime psikologjike që duke viktimizuar të jerët ndjejë kënaqësi dhe përmbushje,ky tregues i një personaliteti antisocial me rezikshmëri shoqërore, që duhet trajtuar patjetër nga profesionistët e shëndetit mendor apo këshilluesin,punonjës social, psikologu.
Fatkeqësisht bullizmi në përqindjen më të madhe kryhet në ambjentet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshënte por nuk përjashtohen raste edhe te të rinjtë. Ky fenomen po ta mendosh drejt është një paradox kulturoro¬- social, sepse shkolla aspirohet të jetë si vëndi i shënjtë ku mësohet dija kultura, emancipohen brezat,duke u bërë më të mirë se pasardhësit tanë të çliruar nga konfliktet fisnore ,gjinore,klasore,që i përkasin primitivizmit social.
Pavarësisht ndërgjegjësimit që po i bëhet këtij fenomeni nëpër shkolla me biseda, punës së diferencuar të psikologut punonjësit social, ndërhyrjes prindërore, por edhe të vetë organizmave mbrojtës të fëmijëve siç është Linja Kombëtare e Këshillimit të Fëmijës Alo 16 CRCA në Shqipëri e mbështetur nga UNICEF, përsëri sipas statistikave në botë edhe në shqipëri bullizmi po përhapet si një epidemi me shumë viktima. Nga studimi i fundit në rang kombëtar nga studies europian dhe shqiptar në 141 shkolla nga klasa e 4 deri në të mesme, sipas pytjeve nxënës mësues dhe prindër u kostatua se 1 në 5 nxënës ose mbi 20% janë prekur nga siptoma e bullizmit nëpër shkolla, 10% ja viktima, 6% agresor dhe 4% agresor edhe viktima bashkë.
Si katekist ( mësues feje) në K.O.A.SH dhe si prind me fëmijët e kësaj moshe ndihem i shqetësuar dhe mendoj se nuk duhet të rimë indiferent duke thënë vetëm “larg shtëpisë time”, por secili sipas statusit dhe mundësisë duhet të japi kontributin që fenomeni të mos përparojë dhe të bëhet “epidemi sociale” ashtu siç po e ka trendin. Shumica e atyre që janë marë më problemin e bullizmit si shkak dhe parandalim pavarësisht punës dhe rezultateve që duhen përshëndetur, mendoj se kanë injoruar një fakt shkak dhe kryesor, që e ushqen bullizmin dhe që i shton viktimat e tij.
Është mungesa e besimit tek Perëndia!
Po, sepse pavarësisht laicitetit të shoqërisë dhe sistemit arsimor, mohimi i faktorit Perëndi për formimin e nxënësve sipas idesë marksiste “feja opium për popullin”, koha po na tregon se nuk ka qënë gjë e mirë dhe nuk solli rezultatet të përsosjes morale siç pritej, përkundrazi siç po shikojmë shthurja dhe aroganca është shtuar nëpër shkollat ku injorohet formimi fetar. Jo vetëm në Shqipëri që trashëguam një sistem arsimor ateisto komunist të imponuar, por edhe në vëndet me një liri demokratike të shprehjes, injorimi i mësimit fetar mbi krijimin e botës dhe njeriut dhe mëshimi i teorisë ateiste mbi krijimin si ai darvinist “evolucionit të llojeve”, ku specia më e fortë zhvillohet duke sunduar dhe asimiluar më të dobtin e ka dhënë produktin e vet, i cili siç thamë më sipër është fenomeni i bullizmit.

