Pogradec – Aksident në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor. I dëmtuari është marrë nga ambulanca për t’u dërguar drejt spitalit të Pogradecit, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të zbardhur rrethanat.

