6.6 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.5 C
Bilisht
5.9 C
Ersekë
6 C
Maliq
6.5 C
Liqenas
Sunday, May 3, 2026

Harito Zoto kundërshton rifillimin e votimit në PD Korçë: Nuk pranojmë proces pa lista të sakta…

- Advertisement -

Harito Zoto:

“Momenti i parë ishte te pjesa e demokratëve. Ishin dy raste nga komuna Drenovë që kishin ardhur për të votuar. Problemi qëndron te fakti se ne nuk mund të përjashtojmë asnjë demokrat nga e drejta për të votuar. Ata nuk e kishin emrin në listë dhe ne nuk mund të pranojmë që persona që janë kryetarë dhe pjesë e PD-së të rrinë pa votuar. Ishin drejtues strukturash dhe nuk e kishin emrin në listë.

Unë fola edhe me kandidatin tjetër dhe mora dakordësinë e tij se ky ishte një problem për emra që mungonin në listë. Pa pasur një listë të saktë, pa pasur të gjithë demokratët dhe të gjithë ata që duhet të jenë të përfshirë, askush nuk ka të drejtë të përjashtojë askënd.

Unë mendoj që, në një moment tjetër, listat mund të jenë më të sakta. Duhet të punojmë për ato lista, të jemi të gjithë të përfshirë dhe të mos largohet askush. Ne këto zgjedhje pse i bëmë? Këto zgjedhje i bëmë për të përfshirë të gjithë demokratët. Askush nuk ka të drejtë të heqë askënd nga lista.

Ka pasur njerëz që kanë votuar më parë. Unë, duke qenë pjesë e PD-së dhe duke ndjekur të gjitha proceset, të paktën në 13 vitet e fundit, e kam të qartë se si është bërë kjo pjesë e votimit. Kemi anëtarë, sekretarë dhe kryetarë të PD-së që nuk janë në listë.

Ky është një proces që do të menaxhohet sërish, ose mund të ishte mirëmenaxhuar më parë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë bërë pastrime të listës. Ky nuk është një proces njëditor. Është një proces që zgjat në vite.

Saktësimi i listave nuk mund të bëhet brenda ditës së sotme. Ne nuk do të pranojmë që procesi të rifillojë sot duke hequr anëtarët e PD-së.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit