6.6 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.5 C
Bilisht
5.9 C
Ersekë
6 C
Maliq
6.5 C
Liqenas
Sunday, May 3, 2026

Korça në garën e pëllumbave sportivë, 240 kilometra fluturim drejt finishit…

- Advertisement -

Shoqata e pëllumbave të qarkut të Korçë vazhdon të forcojë traditën dhe pasionin për garat e pëllumbave sportivë, një aktivitet që prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë përhapje në rang kombëtar.
Gara e radhës e pëllumbave sportivë nis nga Prishtina, ku qindra pëllumba nga i gjithë qarku i Korçë por edhe i qyteteve të tjera të Shqipërisë do të garojnë këtë të shtunë.
Distanca prej rreth 240 kilometrash përshkohet brenda një kohe optimale prej 2 orë e 30 minutash, ndërsa performanca e tyre sipas kreut të shoqatës së pëllumbave monitorohet përmes një sistemi modern me çipa identifikues që regjistrojnë mbërritjen në kohë reale.
Në këtë garë marrin pjesë rreth 450 pëllumba nga qarku i Korçës, në kuadër të një kampionati që zhvillohet në disa etapa gara të shkurtra, të mesme dhe të gjata.

Sinkron:-Olgert Kafazi kreu i shoqatës së pllumbave të qarkut Korçë

Olgert Kafazi, thekson se organizata, e themeluar në vitin 2003, vijon të mbajë gjallë këtë traditë falë përkushtimit të brezave ndër vite.
Megjithatë ata përballen me një sërë sfidash, që nga procedurat kufitare deri te rreziku nga gjuetarët, të cilët shpesh dëmtojnë pëllumbat gjatë fluturimit.

Sinkron:-

Pjesëmarrës të tjerë me eksperiencë, si Seladin Mema, i cili merret prej dekadash me këtë pasion, dhe Sotiraq Vesho nga Pogradec, theksojnë rëndësinë e përkushtimit dhe stërvitjes së vazhdueshme. Ata vënë në dukje se interesi i të rinjve po rritet, ndërsa synimi mbetet ulja e kostove dhe zgjerimi i mëtejshëm i këtij sporti.

Garat e pëllumbave sportivë po konsolidohen si një traditë e rëndësishme që bashkon komunitete dhe promovon një kulturë të veçantë sportive në Shqipëri.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit