10.3 C
Pogradec
10.1 C
Korçë
9.2 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
9.6 C
Maliq
10.1 C
Liqenas
Sunday, May 3, 2026

Tensione në zgjedhjet e PD Korçë, ndërpritet dy herë procesi i votimit dhe grisen listat e anëtarësisë…

- Advertisement -

Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej, pas shtyrjes së një jave më parë, procesi zgjedhor për drejtuesin e degës së PD Korçë. Kandidatët e konfirmuar ishin vetëm Irvin Bode dhe Harito Zoto.

Por, vetëm 40 minuta pas nisjes së procesit të votimit në degën e PD Korçë, anëtarët e komisionit kanë ndërprerë procesin, duke marrë kutitë dhe duke u larguar nga qendra ku po zhvillohej votimi. Shkak duket se është bërë një përplasje për listat e votuesve, e pretenduar nga grupi mbështetës i Zotos.

Pas ndërprerjes së procesit, në një deklaratë për mediat doli drejtuesi politik i qarkut, Ivi Kaso, i cili tha se procesi do të riniste sapo të normalizohej situata. Ai theksoi se votimi do të zhvillohej vetëm me personat që kanë emrin në listat zyrtare dhe që disponojnë kartë anëtarësie në PD.

Nga ana tjetër, Harito Zoto deklaroi se nëse nuk do të lejohen të votojnë demokratët që, sipas tij, janë përjashtuar nga lista, procesi nuk mund të zhvillohet.

Rreth një orë pas kësaj situate, Ivi Kaso njoftoi rinisjen e procesit të votimit, por duket se palët nuk kanë rënë dakord, duke bërë që e njëjta situatë të përsëritej. Këtë herë, tensionet kanë shkuar deri në grisjen e listave të anëtarësisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit