6.6 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.5 C
Bilisht
5.9 C
Ersekë
6 C
Maliq
6.5 C
Liqenas
Sunday, May 3, 2026

Ivi Kaso: Zgjedhjet do fillojnë kur palët do të qetësohen…

- Advertisement -

Ivi Kaso:

“Nuk ka pasur përplasje, ka pasur bllokim të procesit, i cili aktualisht është i pezulluar, sepse kanë tentuar të votojnë persona që nuk rezultojnë në listat e anëtarësisë. Këto janë lista të konfirmuara, në të cilat është votuar edhe në procesin e fundit për kryetar në Korçë, si dhe këta të fundit nuk paraqisnin dokument anëtarësie, siç kërkon rregullorja.

Dy kushtet për të votuar janë: ose të gjendet emri në listë, ose zgjedhësi të paraqesë dokument identifikimi që provon anëtarësinë në PD. Në mungesë të këtyre, nuk marrin konsensusin e komisionit për të votuar.

Komisioni orientohet në bazë të udhëzimeve që vlejnë për të gjithë Shqipërinë. Siç është votuar në të gjitha degët, do të votohet edhe në Korçë. Në pritje të qetësimit të situatës dhe të sqarimit të personave që kanë ardhur për të votuar, procesi është pezulluar dhe shpresoj të fillojë së shpejti.

Nëse procesi fillon, duhet të fillojë me ato rregulla. Procesi është i pacenuar deri në këto momente. Ata që kanë votuar, kanë votuar sipas listës së zgjedhësve dhe, kur të fillojë sërish procesi, do të votojnë vetëm personat që kanë emrin në listë.

Të jeni të sigurt që procesi, kur të fillojë, do të nisë i pacenuar, qoftë nga aspekti i integritetit të votës, qoftë nga aspekti i procesit. Qëllimi ynë është që të jenë të sqaruara të gjitha palët, të jenë të qartë kandidatët dhe anëtarët e komisionit, në mënyrë që procesi të jetë i pacenueshëm dhe i besueshëm.

Që të fillojë procesi, duhet që të gjithë pjesëtarët në garë, dy kandidatët dhe anëtarët e komisionit, t’i japin besim procesit, të jenë të qartë për rregullat e lojës. Nuk ka asnjë proces zgjedhor të shkëlqyer; e rëndësishme është që procesit të mos i mungojë besimi dhe integriteti i një procesi të drejtë.

Ne jemi këtu për të qetësuar palët dhe për të dhënë garancinë e një procesi të pacenuar.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit