Flet xhaxhai i Marselit: – Nipi ma mori në qafë 41 vjeçari Selam Hyka, ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Familjarët kanë shkuar në Leminot të ballafaqohen me nënën e çupës për të tërhequr akuzat.
Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë. Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ara ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për tu sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin.
Edhe vajza në Leminot është. Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne skemi as lekë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41 vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën, njohu dhe djalin me të. Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi. Nuk më pyeti. Në shtëpi nuk e kishte sjellë asnjëherë, as nuk ja vlente ta sillte, ishte budallaçkë. Se si u ngatërruar ai me të se di. Nipi 26, ajo 15, nuk ja vlente, ja si e ngatërroi. Akuza është shumë e rëndë. Nuk është nipi im për atë punë. Nuk ja vlen me të.
-
Plagosje me armë në Pogradec, një person dërgohet në spital…
Pogradec / Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe…
-
Reforma territoriale/ Braho: Në 2014-ën e sakatosën, sot po flasim çfarë ngjyre do t’i vëmë karrocës
Reforma territoriale/ Braho: Në 2014-ën e sakatosën, sot po flasim çfarë ngjyre do t’i vëmë karrocës Gazetari Armand Braho ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet diskutimi për Reformën Administrativo-Territoriale, duke theksuar se qytetarët realë kanë mbetur jashtë dëgjesave, ndërsa debati po dominohet nga mekanizmat politikë. Reforma Administrativo-Territoriale ka rikthyer debatet mbi funksionimin e bashkive,…
-
Pogradeci çel Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, mbi 150 vepra nga 25 vende të botës në ekspozitën “Lin in Aqua 2”…
Në Galerinë e Arteve të Qytetit të Pogradecit është çelur Ekspozita Ndërkombëtare e Akuarelit “Lin in Aqua 2”, aktivitet që shënon edhe hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit. Mbi 150 vepra të realizuara nga 64 artistë, të ardhur nga Shqipëria dhe më shumë se 25 vende të botës, janë ekspozuar për publikun, duke e…




