Qafë Thana drejt “One Stop”, inspektohen përgatitjet për nisjen e sistemit…

- Advertisement -

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë po vijojnë përgatitjet për zbatimin e sistemit “One Stop”, një projekt që synon të thjeshtojë procedurat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga afër ecurinë e punimeve dhe masat organizative i inspektuan zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, si edhe drejtues të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes.

Gjatë vizitës u vlerësuan përgatitjet teknike dhe infrastrukturore që do të mundësojnë funksionimin e sistemit të ri, i cili parashikon kryerjen e kontrolleve kufitare në një ndalesë të vetme. Ky model pritet të reduktojë ndjeshëm kohën e pritjes për qytetarët dhe bizneset, duke e bërë më të shpejtë dhe më efikase lëvizjen ndërkufitare.

Sistemi “One Stop” konsiderohet një hap i rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve kufitare dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Zbatimi i tij synon jo vetëm lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, por edhe rritjen e standardeve të sigurisë dhe bashkërendimit institucional në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit