25.5 C
Pogradec
25.2 C
Korçë
25 C
Bilisht
24 C
Ersekë
24.4 C
Maliq
26.1 C
Liqenas
Monday, June 29, 2026

Pogradec/ Stuhia vështirëson qarkullimin, thyen pemë nga era në Buçimas…

- Advertisement -

Gjatë orëve të pasdites në qytetin e Pogradecit, një stuhi e cila zgjati për rreth 40 minuta solli reshje të shumta shiu dhe erë të fortë. Si pasojë e saj, u vështirësua për disa minuta qarkullimi, ku automjetet në aksin rrugor Korçë – Pogradec u detyruan të qarkullojnë me shpejtësi të limituar. Sipas burimeve, mësohet se stuhia krijoi probleme të vogla, mes tyre pemë të thyera në njësinë Administrative Buçimas. Ndërkaq, reshjet e shiut janë zhvendosur në zona të tjera të juglindjes së vendit. Momentalisht situata paraqitet e qetë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit