Hetimi disa mujor i policisë së Korçës, nxorri në pah se një 16 vjeçare nga një fshat i Maliqit, për disa muaj me rradhë ishte abuzuar seksualisht dhe ishtë detyruar të prosituojë. Minorenja jetonte në banesë me nënën dhe gjyshen e saj.
Ndërsa denoncimi në polici është kryer nga nëna e vajzes së abuzuar në qershor të këtij viti, më pas abuzimi disa mujor është konfirmuar para policisë në praninë e psikologëve edhe nga vetë vajza minorene. Pas paraqitjes së rastit, policia ka mbajtur në vëzhgim dy të ndaluarit duke i hetuar dhe siguruar fakte për ndalimin e tyre.
Policia e Maliqit në një deklarate për mediat citon që ka vënë në pranga dy shtetast, konkretisht 41 dhe 26 vjeçarë për veprat penale “marrdhenie seksulae me të mitur” dhe shfrytëzim për prostitucion.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit:
S. H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para;
M. B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.” Njofton DVP Korçë.
Vetëm mbrëmjen e djeshme policia vuri në pranga të dy autoret e dyshuar të ngjarjes, ndërsa ende po vijojne hetimet për këtë çështje.
Nëna e të miturës për mediat ka cituar që prej kohësh se kishte venë rë situatën kur vajza e saj ndiqej nga persona që ajo i njihte, bashkëfshatarë të saj. Ndërsa disa hërë ata e kanë marrë dhe nga shkolla. Nëna e minorenes pranon se vajza e saj është derguar drejt tiranës në një qëndër rezidenciale për vajzat e abuzuara, ku do te vazhdoj qëndrimin dhe shkollën. Ajo shton se vajza e saj është kërcënuar për të mos denoncuar.
“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte sepse i kishte thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë dhe ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin edhe këta nga Podgoria me motor. Nuk kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.” deklaroj për mediat nëna e minorenes.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik ndërsa dy të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për masat e sigurisë.