Flet xhaxhai i Marselit: – Nipi ma mori në qafë 41 vjeçari Selam Hyka, ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Familjarët kanë shkuar në Leminot të ballafaqohen me nënën e çupës për të tërhequr akuzat.
Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë. Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ara ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për tu sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin.
Edhe vajza në Leminot është. Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne skemi as lekë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41 vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën, njohu dhe djalin me të. Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi. Nuk më pyeti. Në shtëpi nuk e kishte sjellë asnjëherë, as nuk ja vlente ta sillte, ishte budallaçkë. Se si u ngatërruar ai me të se di. Nipi 26, ajo 15, nuk ja vlente, ja si e ngatërroi. Akuza është shumë e rëndë. Nuk është nipi im për atë punë. Nuk ja vlen me të.
-
Skemë e korrupsionit me Maksin e Plehrave, një raport i KLSH, mashtrim me kontratat dhe një aferë që po kopsitet, fakte për dy hajdutët e pastrimit dhe Marjela Peri…
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe disa stransaksione ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsioni me paratë publike mes kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo, i njohur si Raqka i Korçës dhe biznesmenit kontrovers Maksim Fejzulla, i njohur si Maksi i Plehrave, i cili qëndron pas kompanisë Korsel shpk, i njohur si klient i hershëm i…
-
Rrëfenja e lashtë e Koranit në Pogradec, “Korani dhe Vera”
Korani dhe vera Rrëfenjë nga Pogradeci Ishte ende pa zbardhur mirë. Dielli nuk kishte dalë mbi malet që rrethojnë liqenin, kur peshkatarët pogradecarë shtynë varkat mbi ujërat e qeta. Liqeni flinte nën mugëtirën e mëngjesit dhe vetëm lopatat ia prishnin herë pas here pasqyrën. Rrjetat u hodhën si çdo ditë. Kur erdhi koha për t’i…




