Merr fund misteri: “Poli i Dijes” objekt në administrim nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, jo nga Universiteti i Korçës.…

- Advertisement -

Arsimi i lartë në reformë, Kumbaro nga Korça:-Universitetet kërkojnë ndryshime në ligjin e 2015-ës.
Poli i Dijes në Korçë? Kumbaro:- Kumbaro zbulon projektin për transformimin e arsimit dhe teknologjisë.

Është pjesë e kalendarit tim të lëvizjeve në sektor, në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga një universitet në tjetrin, po flasim për arsimin e lartë. Sepse e para, mbyllëm një vit akademik dhe të gjitha analizat kur përfundon viti bëhen atje ku ndodh jeta universitare. E dyta, unë kam qenë dhe do të jem në komunikim të vazhdueshëm, të përjavshëm me rektorë të ndryshëm, me pedagogë, por edhe sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm të arsimit të lartë, në rishikimin e ligjit të arsimit të lartë të 2015-ës. Punë e cila ka filluar që në nëntor të vitit 2025, kur Ministria e Arsimit i është drejtuar me një letër të gjitha universiteteve shqiptare, publike dhe jopublike, për t’ju kërkuar opinion, mendime, sugjerime lidhur me le të themi, efikasitetin, aktualitetin e ligjit ekzistues.
Është një periudhë dhjetëvjeçare dhe në këtë periudhë dhjetëvjeçare të gjitha universitetet kanë pasur përvojat e tyre, sugjerimet e tyre, kanë pasur mundësi të konstatojnë ku ky ligj ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe standardeve, se ajo është shtylla kryesore, po ku ka nevojë për të plotësuar ose për të ndryshuar aspekte të ndryshme ligjore për të lehtësuar dhe për ta bërë më cilësore jetën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor, por edhe duke pasur parasysh që 2015-a ishte një epokë shumë e ndryshme, si në objektiva por edhe në realitet. 2015-a synoi të bënte një reformë të thellë të një situate të degraduar në arsimin e lartë, në kuptimin e cilësisë edhe të standardeve, gjë që ka përmirësuar jashtëzakonisht shumë situatën, edhe kjo duket edhe në përvojat ndërkombëtare të universiteteve tona.
Në 2026-ën, në kohën e teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale, por sidomos në momentin kur Shqipëria përgatitet të integrohet në një treg që shkon përtej kufijve të Shqipërisë.
E para, nuk jemi ende në draftin përfundimtar të rishikimit të ligjit. Dua të theksoj që nuk bëhet fjalë për një ligj të ri, bëhet fjalë, dhe kjo vjen nga konkluzionet e të gjithë universiteteve, përfshirë dhe Universitetin e Korçës, të cilët sugjerojnë jo një ligj të ri, por një rishikim të disa aspekteve të ligjit ekzistues. Në radhë të parë, me ndërkombëtarizimin. Ndërkombëtarizimi i universiteteve është sfida e të gjitha universiteteve, përfshirë edhe Universitetin e Korçës, dhe në takimin disaorësh me rektoratin dhe me dekanët e fakulteteve të këtij universiteti, kjo ishte kryefjala. Çfarë duhet të bëjmë, si duhet të rishpikim vetveten në kuptimin e mirë të fjalës, të rishikojmë programet me qëllim që t’i përgjigjemi sfidës së ndërkombëtarizimit, e cila duhet të gjejë dhe përgjigje në kornizën e re ligjore që ne po hartojmë. Duke marrë një nga një të gjitha fakultetet, të gjitha programet, dhe ky komunikim është një, mund të them, nga mënyrat më të mira se si mund të ecim të gjithë bashkë.
E dyta, dakordësuan që Universiteti e Korçës është pjesë e një ekosistemi arsimor shumë të rëndësishëm që unë besoj Korçën, jo thjesht Bashkia Korçë po Qarku Korçë e ka shumë të spikatur. Kjo është pjesë e një programi investimi dhe një filozofie ku Universiteti i Korçës, zhvillimi që do të marrë poli i dijes duke u bërë si pikë atraktive për universitete ndërkombëtare, dhe investimi shumë i rëndësishëm me Liceun Francez të Korçës, i cili do të jetë një lice kombëtar, por si do ta mbajë gjithmonë emrin Liceu Francez i Korçës edhe për historinë e tij të jashtëzakonshme, që do të jetë një lice me zhvillim teknologjik dhe shkencor, do të jetë një bazë shumë e mirë për të ushqyer pastaj linjën jo vetëm të Universitetit të Korçës, por dhe të universiteteve të tjera ku kemi profile tekniko-shkencore, të teknologjisë së informacionit e kështu me radhë. Pra, këto nuk janë projekte të shkëputura, dhe në qoftë se nuk konceptohen të gjitha bashkë, sigurisht ato nuk mund të ecin. Dhe ne e dakordësuam që do të punojmë të gjithë bashkë për këtë ekosistem dhe jo thjesht për një institucion.
Poli i dijes, siç e thotë edhe emri, është një projekt shumë interesant i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që në filozofinë e vet ka pikërisht zhvillimin, dhe jo thjesht një godinë për një institucion, por një godinë për një filozofi zhvillimi. Dhe e dedikuar për teknologjinë, zhvillim, kërkim shkencor, por edhe zhvillim ekonomik. Dhe ka hapësirën e nevojshme për të bashkuar energjitë të cilat mund të vijnë nga Universiteti i Korçës, mund të vijnë nga sektori privat i biznesit, nga universitete të tjera të huaja apo vendase, të cilat duan të krijojnë në Korçë, dhe ne për këtë po punojmë dhe këtu, patjetër Universiteti i Korçës ka një rol shumë të rëndësishëm, sepse varet nga cilësia dhe standardi që ofrojnë këto degë të Universitetit të Korçës për të krijuar hapësirën e tyre në Polin e Dijes. Por është një hapësirë e cila edhe ajo është kombëtare, sikurse Liceu i Korçës është një institucion arsimor kombëtar. Sinergjia e të tëra këtyre elementëve krijojnë, do të krijojnë, dhe varet nga çfarë prodhojmë, nga çfarë idesh kemi, për të qenë pjesë e këtij parku idesh, e këtij poli të dijes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit