“Qyteti i Dehur”, Anastas Kostandini hap në Pogradec ekspozitën me 50 punime në pastel…

- Advertisement -

Në Galerinë e Arteve në Pogradec është çelur mbrëmjen e së premtes ekspozita “Qyteti i Dehur” e piktorit Anastas Kostandini. Ekspozita sjell 50 punime në pastel, të frymëzuara nga Pogradeci, jeta e përditshme dhe kujtesa e vendlindjes, duke vendosur në qendër njeriun e thjeshtë, atmosferën e qytetit dhe elemente të trashëgimisë artistike e kulturore.

Ekspozita u ndoq nga qytetarë, artdashës, artistë dhe personalitete të kulturës, të cilët vlerësuan ciklin më të ri të autorit. Sipas Kostandinit, titulli “Qyteti i Dehur” lidhet me emocionet dhe frymëzimin që i ka dhuruar Pogradeci ndër vite, ndërsa ky cikël vjen si vazhdim i dy ekspozitave të mëparshme me motive të ngjashme.

Gjatë ceremonisë së hapjes, shkrimtari Primo Shllaku e cilësoi krijimtarinë e Kostandinit si një dëshmi të pasur artistike dhe njerëzore. Vlerësime për ekspozitën shprehën edhe kompozitori Jani Papadhimitri, i ardhur nga Kanadaja, i cili tha se ka ndjekur prej vitesh krijimtarinë e piktorit, si dhe shkrimtari Skënder Demolli, që u ndal te fuqia artistike dhe frymëzuese e punimeve.

Ekspozita “Qyteti i Dehur” do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Arteve në Pogradec deri më 1 gusht.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit