Deputetja Alolli: Shqipëria po shpopullohet! PD do të propozojë një Pakt Kombëtar për Demografinë, që vendos familjen në qendër

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, deklaroi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, ndërsa njoftoi se grupi parlamentar i PD-së do të propozojë një Pakt Kombëtar për Demografinë, me synimin për ta vendosur familjen në qendër të politikave publike. Në një deklaratë për mediat, Alolli tha se të dhënat zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të popullsisë. Sipas saj, Shqipëria numëron aktualisht 2.335.930 banorë, ose 1.16% më pak krahasuar me një vit më parë.

Deputetja demokrate theksoi se gjatë vitit 2025 kanë lindur vetëm 22.541 fëmijë, shifër që, sipas saj, është më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Ajo shtoi se në një dekadë në bankat e shkollave shqiptare mungojnë mbi 113 mijë nxënës.”Këto nuk mund të lexohen si statistika të shkëputura. Janë hallka të të njëjtit zinxhir. Më pak lindje, më pak nxënës, më pak studentë, më pak të rinj në tregun e punës dhe më pak njerëz që nesër do të mbajnë ekonominë, pensionet dhe zhvillimin e vendit”, tha mes të tjerash Alolli.

Sipas saj, kriza demografike nuk është vetëm një problem i popullsisë, por edhe një sfidë ekonomike dhe sociale, pasi Shqipëria po humbet “kapitalin e saj më të çmuar”, qytetarët.

Alolli akuzoi qeverinë se, pas më shumë se 12 vitesh në pushtet, nuk ka hartuar një strategji kombëtare për përballimin e krizës demografike.Deklarata e Plote e Alollit:

Ka vetëm 1 muaj qe ka përfunduar viti shkollor, dhe kur shikon të dhënat  zyrtare ne pamje te parë kuptohet se në këtë vend punët po shkojnë keq e më keq. 

Në përditshmëri ka statistika që lexohen dhe harrohen. Por statistikat për shpopullimin që po I ndodh vendit jo vetëm që nuk mund të harrohen por  duhet të alarmojnë  institucionet e këtij vendi.

Sot dua të flas pikërisht për këto statistika.

Shqipëria nuk po humbet vetëm popullsi në numra. Shqipëria po humbet të ardhmen e saj.

Sot vendi ynë numëron 2.335.930 banorë, 1.16% më pak se një vit më parë.

Më konkretisht, në vitin 2025 lindën vetëm 22.541 fëmijë, numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Ndërsa në vetëm një dekadë, në  bankat e shkollave shqiptare mungojnë  mbi 113 mijë nxënës.

Këto nuk lexohen dhe nuk mund të lexohen si statistika të shkëputura. Janë hallka të të njëjtit zinxhir.

Më pak lindje. Më pak nxënës. Më pak studentë.  Më pak të rinj në tregun e punës.

Më pak njerëz që nesër do të mbajnë ekonominë, pensionet dhe zhvillimin e vendit.

Dhe kjo situatë nuk sjell  vetëm një problem demografik, por përkthehet në një krizë  dhe një problem ekonomik dhe social për të ardhmen e vendit.

Përkthehet në një problem për zhvillimin e vendit,  pasi një vend nuk matet  vetëm me territorin që ka, forca ekonomike dhe sociale janë njerëzit që ka.

Dhe sot Shqipëria po humbet kapitalin e saj më të çmuar: njerëzit.

Këto zhvillime nuk ndodhën brenda një viti.

Janë pasojë e një politike që, për më shumë se dymbëdhjetë vjet, nuk e ka trajtuar krizën demografike si prioritet kombëtar.

Pas më shumë se një dekade qeverisje, Shqipëria ende nuk ka një strategji kombëtare për krizën demografike.

Ndërkohë që shumë vende europiane po ndërtojnë politika për të mbështetur familjet, për të nxitur lindshmërinë dhe për të mbajtur të rinjtë në vendet e tyre, Shqipëria vazhdon të mos ketë një plan të integruar për sfidën më të madhe që ka përpara.

Pikërisht për këtë arsye si grup parlamentar kërkuam zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin.

Për të marrë përgjigje për një pyetje që intereson çdo familje shqiptare:

Cila është strategjia e qeverisë për të ndalur tkurrjen demografike të Shqipërisë?

Por qartësisht kjo qeveri nuk shqetësohet, për të ky problem  nuk egziston. Prioritet e saj janë diku tetjtër.  Shqipëria shihet vetëm si placke për tu shitur, për tu coptuar për tu shkatërruar me qellim pasurimin e qeveritarëve dhe të oborrtarëve.  Prandaj kryeministri  zgjodhi të mos vinte në Kuvend. Prandaj askush nuk thotë një fjalë të vetme.

Sepse nuk ka cfar tu thotë shqiptarëve, nuk ka asjë plan për sfidën më të madhe të vendit. Pani i tij eshte vetëm vjedhja dhe grabitja!

Si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike, ne besojmë se Shqipëria nuk ka më luksin ta trajtojë këtë si një statistikë të radhës.

Kjo është një çështje që kërkon një përgjigje kombëtare.

Prandaj do të propozojmë një Pakt Kombëtar për Demografinë.

Një pakt që vendos në qendër familjen shqiptare. Që mbështet lindshmërinë.  Që krijon mundësi reale për të rinjtë. Që ndihmon çiftet e reja të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Që zhvillon rajonet që po zbrazen.

Që krijon politika për rikthimin e shqiptarëve dhe për t’u dhënë arsye të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Është e pafalshme që kjo plagë kombetrë  nuk është trajtuar me seriozitetin që meriton.

Sepse çdo vit që iken, nuk rikthehet më.

Historia nuk do të na gjykojë për statistikat që lexuam. Do të na gjykojë për vendimet që morëm.

Sepse kur një vend humbet njerëzit e tij, nuk humbet vetëm popullsinë.

Humbet të ardhmen./reporttv.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit