Aksident në aksin nacional Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete. Fillimisht u raportua për dy persona të plagosur, të cilët u transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, nga të dhënat e fundit mësohet se ka ndërruar jetë një grua, pasagjere në njërin prej mjeteve të përfshira në përplasje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

