3.4 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
1.5 C
Bilisht
2.5 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
3.2 C
Liqenas
Sunday, January 18, 2026

Përmirësohet situata e furnizimit me energji elektrike në Qarkun e Korçës…

- Advertisement -

Prefektura e Qarkut Korçë bën me dije se situata e furnizimit me energji elektrike në nivel qarku paraqitet e përmirësuar krahasuar me orët e mëngjesit.

Sipas raportimeve nga strukturat përgjegjëse, nga rreth 600 abonentë të raportuar pa energji në orët e para të ditës, aktualisht rezultojnë 4 fiderë pjesërisht të stakuar, duke lënë 80 abonentë ruralë pa furnizim me energji elektrike. Ndërkohë, në zonat urbane nuk raportohen kufizime dhe furnizimi vijon normalisht.

Prefektura thekson se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e plotë të defekteve, me qëllim rikthimin e normalitetit edhe në zonat rurale të mbetura pa energji.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit