4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Shpërthen aktivisti Korçar! “Lironi Kevin!” Petro Lubonja: Këshilltari i pabesë, legen!

- Advertisement -

Nga Petro Lubonja: Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit ndoqëm absurditetin e radhës.

Një vendim i këshillit, i përshpejtuar sipas anëtarit të pavarur Arber Male , mori disa toka/kullota për t’ia dhënë dikujt tjetër! Pra, lanë blegtorët pa kullota, ndërsa kryetari pa i dëgjuar ata,iu drejtua atyre si tekanjozë! Dëshmia e Kevin para se ta arrestonin.

Kevin Muçllari , me qëndrimin dhe artikulimin e tij në intervistën e tij jashtë ambienteve, është shembull qytetarie!

Ai ndoqi procesin sipas rregullores, argumentoi kërkesën e tij dhe të banorëve të fshatit.
Ndoqi me kërkesa dhe ju drejtua bashkisë dhe këshillit në mënyrë formale.
Ezauroj të gjitha rrugët ligjore.
Arsyetimi i banorëve ishte plotësisht legjitim. Pas vendimit, si qytetar shembullor, ai u ngrit i revoltuar dhe iu drejtua këshilltarëve me fjalët: “TURP!” dhe “LEGENA!”.
Për ne nga zonat e Qarkut Korçë, kur i drejtohemi dikujt me fjalën “legen”, i tregojmë që është i pabesë!Pra,jemi brënda limiteve të edukatës në moment irritimi dhe padrejtësie.

Por çudia qëndron tek fakti që, nga të gjithë këshilltarët, ngrihet një anëtar i PD-së dhe provokon qytetarin e irrituar, pa pasur asnjë ndjesi përgjegjësie apo mirëkuptimi për faktin që ky banor po humbet diçka nga jeta e tij!

Absurde apo jo!? Opozitari ngrihet të konfliktohet me banorët

LironiKevin duhet të jetë fjala e përbashkët! Lironi Kevin dhe hapni veshët ndaj kërkesave të qytetarëve, mos provokoni me arrogancën tuaj! Sepse ashpërsia e Kevin, plot edukatë, mund të kthehet në revoltë dhe atëherë nuk ju bën punë kamuflimi i “të edukuarve” që preken nga të bërtiturat e qytetarëve të papërfaqësuar!

Sa për anëtarin që provokoi Kevin në këshill:
Ti, o i pabesë, duhet të ishe zëri i Kevin dhe i banorëve të Çërravës!
Legen!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit