17.8 C
Pogradec
17.1 C
Korçë
17.3 C
Bilisht
17 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
18.5 C
Liqenas
Tuesday, June 23, 2026

Brunilda Prifti/ Kevi duhet të lihet i lirë, është zëri i shumë të tjerve!

- Advertisement -

Unë, dikur si Nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Pogradecit ndjej detyrim moral të ngre zërin për atë që po ndodh sot me tokat kullotē të Çërravës.

Më vjen keq dhe e shoh si të padrejtë ajo që po ndodh me tokat kullotë të Çërravës. Këto toka nuk janë thjesht sipërfaqe në letër , janë burim jete për dhjetëra familje që jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.

Çdo banor ka të drejtë të marrë pjesë dhe të dëgjohet në mbledhjet e Këshillit, sepse aty merren vendime që ndikojnë drejtpërdrejt tek komuniteti, por ku vendimet meren jo drejt dhe jo me vullnet te lire te keshilltareve situata tensionohet. Pra kur zëri i komunitetit përjashtohet demokracia vendore humbet kuptimin e saj.

Unë jam për zhvillim dhe për energji të pastër, por jo duke u marrë njerëzve të thjeshtë atë që u përket me të drejtë. Zhvillimi duhet të jetë për njerëzit, jo mbi njerëzit.

Çërrava meriton respekt, dëgjim dhe drejtësi. Tokat e komunitetit duhet të mbeten për komunitetin.

Kevi duhet te lihet i lire ai ishte zeri i shume te tjereve .

Çërrava #TokaPërBanorët #ZëriIKomunitetit #Transparencë #DemokraciLokale #Pogradec

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit