4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Në Boboshticë fundjava mori aromën e fshatit me aktivitetin “Tregime Fshati”…

- Advertisement -

Boboshtica, aty ku tradita merr jetë

Në Boboshticë fundjava mori aromën e fshatit me aktivitetin “Tregime Fshati” një festë që bashkoi traditën, shijet dhe mikpritjen e banorëve vendas.
Në tryezat e shtruara me dashuri nga amvisat boboshtare u gatuan receta të hershme siç është lakrori me dy petë.
Amvisat treguan sekreteve të kuzhinës së trashëguar ndër breza, duke shpjeguar me kujdes çdo hap të përgatitjes së lakrorit.

Turistët nuk u mjaftuan me shijimin e gatimeve ata u bënë pjesë e përvojës,provuan vetë të hapnin petët, duke përjetuar traditën përmes duarve të tyre.

Në stendat e degustimit, rakia e manit shkëlqente në ngjyrën e saj jeshile karakteristike. Çdo gotë ishte një tregim për punën, durimin dhe dashurinë e mjeshtërve të fshatit, që ruajnë këtë art brez pas brezi.
Burrat e Boboshticës rrëfyen me krenari procesin e distilimit një trashëgimi që lidhet ngushtë me historinë e tyre dhe tokën që i mban.

“Tregime Fshati” solli jo vetëm shije e aromë, por edhe ndjesinë e kthimit te rrënjët një udhëtim që bashkon të shkuarën me të tashmen, duke e mbajtur traditën gjallë në ritmin e jetës moderne.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit