4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Korçë/ Festivali ndërkombëtar i bandave frymore “Lulu Fest” vjen me edicionin e parë…

- Advertisement -

Korça u kthye këtë fundjavë në një skenë të hapur koncertale, teksa Parada e Bandave Frymore pushtoi qytetin në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “LULU FEST” që vjen në edicionin e tij të parë.
Qyteti i Korçës u mbush me tingujt magjikë të orkestrave frymore, me performanca të jashtëzakonshme që krijuan një atmosferë të paharrueshme.
“LULU FEST” më shumë se një festival është një homazh për artin frymor, për traditën e pasur muzikore korçare dhe për mjeshtrit që i kanë dhënë këtij qyteti një tingull unik.
Artistët pjesmarrës ndihen të entuziazmuar për këtë takim kaq të veçantë në Korçë.

Emri “LULU FEST” mban në vete kujtimin e Lulushit, artistit të madh korçar, një prej talenteve më të shquara të artit frymor shqiptar, i cili me pasionin dhe mjeshtërinë e tij ka kaluar kufijtë e qytetit dhe të vendit.
Festivali frymëzohet gjithashtu nga banda historike “Vatra”, simbol i kulturës muzikore korçare mbi një shekull më parë një trashëgimi që sot po ringjallet përmes brezave të rinj.

Gjatë këtyre tre ditëve të festivalit, në Korçë do të jenë të pranishëm 150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia ndërsa do të ndiqen nga afër nga dhjetra qytetarë dhe vizitorë.
Momenti kulmor do të jetë koncerti i madh përmbyllës, ku të gjithë artistët, vendas e të huaj, do të interpretojnë së bashku veprën “Dua më shumë Shqipërinë” një mesazh dashurie, bashkimi dhe krenarie për vendin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit