15.1 C
Pogradec
14.9 C
Korçë
15.5 C
Bilisht
14.7 C
Ersekë
13.5 C
Maliq
16.3 C
Liqenas
Monday, July 6, 2026

Fshati Lin, në brigjet magjike të Liqenit të Ohrit, shpallet ‘Ansambël Arkitektonik Urban’!

- Advertisement -

Fshati piktoresk i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.

Ky status i ri përfaqëson një vlerësim të veçantë për peizazhin unik të Linit, ku ndërthuren në mënyrë harmonike trashëgimia kulturore dhe ajo natyrore. Fshati ruan strukturën tradicionale urbanistike me rrugica karakteristike prej kalldrëmi, ndërsa arkitektura vernakulare pasqyron teknika ndërtimi dhe materiale vendase, të përshtatura mjeshtërisht me klimën dhe resurset lokale. Shpallja e Linit si pjesë e Trashëgimisë Botërore përbën një tjetër njohje ndërkombëtare për vlerat historike, arkitektonike dhe natyrore të zonës së Pogradecit.

Lini mbetet një nga destinacionet më piktoreske të Shqipërisë, që dëshmon lidhjen e ngushtë mes njeriut, traditës dhe natyrës në brigjet e liqenit më të vjetër të Evropës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit