13.4 C
Pogradec
14 C
Korçë
13.7 C
Bilisht
13.2 C
Ersekë
13.1 C
Maliq
14.3 C
Liqenas
Monday, May 18, 2026

Universiteti ‘Fan S. Noli’ nis vitin e ri akademik me rritje të lehtë të regjistrimeve…

- Advertisement -

Edhe këtë 6 tetor ka nisur zyrtarisht viti i ri akademik në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Institucioni ka përmbyllur fazën e tretë të raundit të dytë të regjistrimeve për sistemin “Bachelor” dhe programet profesionale dyvjeçare, ndërsa shifrat e deritanishme paraqiten disi më të larta se një vit më parë.

Deri në këtë moment janë regjistruar gjithsej 482 studentë të rinj, ose 15 më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këta, 369 i përkasin programeve “Bachelor” dhe 113 programeve profesionale dyvjeçare.

Rektori i universitetit, Lorenc Ekonomi, u shpreh se trendi i regjistrimeve është pozitiv dhe se universiteti po ruan kuotat e mëparshme, me një rritje të lehtë krahasuese.

Sipas tij, interes në rritje është vërejtur edhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe atë të Turizmit, ndërsa masterat paraqiten me rezultate më të mira se vitin e shkuar.

Sipas të dhënave zyrtare, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane kryeson me 190 studentë të regjistruar, ndjekur nga Fakulteti Ekonomik me 127, Fakulteti i Edukimit me 103, dhe Fakulteti i Bujqësisë me 62 regjistrime. Në disa programe, si Gjuha Frënge dhe Gjuha-Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Pakicash, këtë vit nuk është regjistruar asnjë student. Procesi i regjistrimeve do të vijojë me përfundimin e raundeve të dytë dhe të tretë, ndërsa paralelisht janë mbyllur edhe aplikimet për programet Master Shkencor dhe Master Profesional, me 463 aplikime gjithsej 148 në Master Shkencor dhe 315 në Master Profesional.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit