13.4 C
Pogradec
14 C
Korçë
13.7 C
Bilisht
13.2 C
Ersekë
13.1 C
Maliq
14.3 C
Liqenas
Monday, May 18, 2026

Korçë/ 42-vjeçarja dhunoi të miturën që i bullizoi të bijën, vihet në hetim! 14-vjeçarja tentoi vetëvrasjen kur nëna ishte në Komisariat

- Advertisement -

KORÇË– Një 14-vjeçare tentoi dje vetëvrasjen në qytetin e Korçës pas bullizimit nga bashkëmoshatarët. E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa një ditë më pas Policia e Korçës informon se ka vënë në hetim nënën e saj. Kjo e fundit, mësohet se ofenduar dhe goditur një 13-vjeçare, e cila dyshohet se i bullizoi të bijën. Menjëherë pasi dhunoi 13-vjeçaren, Policia e Korçës e ka shoqëruar në komisariat për ta marrë në pyetje për dhunën e ushtruar ndaj 13-vjeçares. Por, gjatë kohës që e ëma ka qenë në komisariat, mësohet se vajza e saj 14-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit. E mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se prej kohësh është pre e bullizimit nga bashkëmoshatarët.

E ëma e saj, në një prononcim për Report Tv jashtë kamerave, tregoi se bashkëshortin e ka në burg, ndërsa thotë se prej 2 vajzat e saj janë pre e dhunës fizike dhe verbale prej kohësh nga komuniteti që i rrethon.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit