12 C
Pogradec
12.3 C
Korçë
11.7 C
Bilisht
10.9 C
Ersekë
11.5 C
Maliq
12.4 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Eduart Bardhushi/ Rruga Qukës – Qafë Plloçë, “diamanti” i qeverisë Rama, u shkërmoq që me shiun e parë.

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi

Hidhni valle e kërceni, se kështu e do sistemi… Rruga Qukës – Qafë Plloçë, “diamanti” i qeverisë Rama, u shkërmoq që me shiun e parë.

Miliona euro investim, ceremonira inagurimesh, premtime për standarde europiane dhe rezultatet?

Një rrëshqitje dheu mjaftoi që segmenti të kthehej në baltë, haha e ta mendosh që nuk erdhi akoma dimri i Korçës, e rruga e re nuk duroi dot as vjeshtën. Ironia është se kjo rrugë është ende nën garancinë e kompanisë ndërtuese, pra teorikisht, ajo që sot duket si krisje, gropa e rrëshqitje, duhet të riparohet pa asnjë kosto shtesë për qytetarët. Por përvoja na mëson ndryshe…kosto shtesë do të ketë, dhe do ta paguajmë po ne, ndërsa përgjegjësit do të fshihen pas “moti i keq” apo “aktit të Zotit”.

Nga Korçë – Ersekë, rruga e florinjtë, tek Qukës – Qafë Plloçë, rruga e diamantit që shkrihet në shi, modeli është i njëjtë. Çmime marramendëse, cilësi të dyshimtë dhe zero përgjegjësi. Miliona që zhduken në tendera të mbyllur, kompani që ndryshojnë emra si kameleona, dhe qeveria që na fton të festojmë sikur kemi hyrë në autostradat gjermane. Nëse ky është modeli i “rrugëve me standard europian” që po ndërtohen, atëherë Europa do të mbetet gjithmonë një mirazh në horizont, ndërsa ne do të vazhdojmë të kërcasim vallen e përditshme mbi rrugët e pështymës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit