12 C
Pogradec
12.3 C
Korçë
11.7 C
Bilisht
10.9 C
Ersekë
11.5 C
Maliq
12.4 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

”Pas shembjes filloi ngritja.” Kthehet në kantier përsëri rruga Qukës-Qafë Plloçë…

- Advertisement -

Vetëm një ditë pas shembjes së një masivi shkëmbor dhe dherave në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, autoritetet kontraktore kanë nisur sot punimet për fortifikimin e mureve anësore dhe vendosjen e rrjetave mbrojtëse në zonën ku ndodhi rrëshqitja.

Që prej mëngjesit, ekipet e punës kanë bërë të mundur pastrimin e një pjese të inerteve, të cilat kishin zënë njërën nga tre korsitë e rrugës. Megjithatë, edhe në segmente të tjera të këtij aksi paraqitet rrezik për rrëshqitje dheu, për shkak të përbërjes strukturore dhe gjeologjisë së zonës. Ky aks rrugor u inaugurua vetëm 28 ditë më parë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit